Evakuohen të paraburgosurit pas përmbytjes në burgun e Durrësit

Reshjet e shumta të shiut të martën në mëngjes kanë shkaktuar përmbytje në burgun e Durrësit.

Kati i parë i këtij institucioni është mbuluar nga uji, duke detyruar zhvendosjen e të burgosurve në katet e sipërme. Ndër të burgosurit ndodhen kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Durrësi është një nga zonat më të prekura nga përmbytjet, ku rrugë të shumta dhe pika hyrëse në rrugën Tiranë-Durrës janë bllokuar. Rreth 10 familje janë evakuuar, dhe trafiku është devijuar përmes Ndroqit dhe Elbasanit.

Probleme të ngjashme janë raportuar edhe në Shkodër, Lezhë dhe Kukës. Për shkak të rritjes së nivelit të ujërave, janë kryer shkarkime të kontrolluara në hidrocentralet Koman dhe Vau i Dejës.

Këto masa janë ndërmarrë për të menaxhuar situatën e rënduar të krijuar nga reshjet intensive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *