Një artikull i publikuar nga gazeta zvicerane “Neue Zurcher Zeitung” zbulon se janë zhvilluar takime joformale mes Kosovës dhe Serbisë të organizuara nga shteti zviceran.
Në këto takime, sipas gazetës, kanë marrë pjesë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe diplomati i lartë serb, Marko Gjuriq. Megjithatë, qeveria e Kosovës ka hedhur poshtë këto pretendime.
Në një deklaratë zyrtare, autoritetet kosovare kanë theksuar se zëvendëskryeministri Bislimi nuk ka zhvilluar asnjë takim në Zvicër me Marko Gjuriqin dhe se ata nuk janë takuar kurrë. Kjo deklaratë vjen si përgjigje ndaj raportimeve të gazetës zvicerane, duke mohuar çdo lloj takimi të tillë mes dy zyrtarëve.

Leave a Reply