Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pas zgjedhjes së Krenare Latifi Kçikut si kryesuese e Kuvendit, organizoi një konferencë për shtyp.
Ai njoftoi se ka ndërmarrë një nismë të re për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila do të mbahet të premten. Tema kryesore e kësaj seance do të jetë votimi i buxhetit të vitit 2026.
Hyseni sqaroi se propozimi i buxhetit i dorëzuar është i njëjtë me atë të vitit të kaluar që nuk u miratua. Ai theksoi se ka shifra të mjaftueshme për miratimin e tij, por theksoi gatishmërinë për dialog me subjektet opozitare, duke i ftuar ato të japin propozime deri të premten.
Kryetari nënvizoi rëndësinë e miratimit të buxhetit, duke kujtuar se komuna ka pasur vështirësi për shkak të mosaprovimit të mëparshëm. Ai shprehu dëshirën që buxheti të bashkojë forcat politike dhe të marrë miratimin e duhur këtë herë.

Leave a Reply