Sami Lushtaku: Situata në Skënderaj e qëndrueshme pas reshjeve

Sami Lushtaku, kryetari i komunës së Skenderajt, ka konfirmuar se situata e krijuar nga vërshimet po menaxhohet me përkushtim nga ekipet në terren.

Ai bëri të ditur se zjarrfikësit, shërbimet publike, policia dhe institucionet e tjera janë duke punuar pa ndërprerë që nga fillimi për të minimizuar dëmet dhe për të siguruar qytetarët. Falë zvogëlimit të reshjeve, gjendja aktualisht është nën kontroll.

Lushtaku theksoi se monitorimi i zonave më të ndjeshme po vazhdon dhe se ata janë në komunikim të vazhdueshëm me banorët, të gatshëm për të reaguar ndaj çdo emergjence. Ai shprehu falënderime për angazhimin e ekipeve në terren dhe për bashkëpunimin e qytetarëve, duke vlerësuar mirëkuptimin e tyre në këtë situatë të vështirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *