Numërimi i votave të veçanta përfundon sonte në mbrëmje

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se numërimi i votave të votimit me kusht dhe ato të qytetarëve me nevoja të veçanta pritet të përfundojë sot.

Deri në orën 16:00 të së martës, 6 janar 2026, janë numëruar 49 nga 57 vendvotimet ku ishte mundësuar votimi me kusht në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Elezi sqaroi se nga të gjitha 57 vendvotimet e shpërndara në 38 komuna, janë regjistruar mbi 9,900 votues që kanë shfrytëzuar mundësinë e votimit me kusht.

Për programin e personave me nevoja të veçanta, janë evidentuar 2,860 votues. Në ndërkohë, platforma e KQZ-së për publikimin e rezultateve ka nisur të shfaqë mandatet e fituara nga subjektet politike, në përputhje me progresin e numërimit të fletëvotimeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *