Gazetari Leonard Kerquki, duke iu referuar burimeve të tij pranë presidentes Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se është arritur një marrëveshje për të propozuar sërish Osmanin si kandidate për postin e presidentit.
Kërquki ndau këto informacione gjatë një diskutimi në emisionin Pressing në T7, ku po debatohej mundësia e zgjedhjeve të reja në vend. Sipas tij, ka një marrëveshje mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, që Kurti ta nominojë Osmanin për një mandat të ri si presidente e Republikës.

Leave a Reply