IHMK-ja raporton për të reshurat e fundit në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka raportuar se gjatë datave 5 dhe 6 janar, territori i Kosovës ka përjetuar reshje të konsiderueshme, me një mesatare prej 43 mm për metër katror.

Në pellgun e Drinit të Bardhë, reshjet arritën 76.2 mm, ndërsa lumi Lepenc regjistroi 47.9 mm. Në krahasim, pellgu i Ibrit shënoi 27.8 mm dhe Morava e Binçës 19.9 mm.

Këto reshje kanë ndikuar në rritjen e nivelit të lumenjve, veçanërisht në pjesën perëndimore dhe qendrore të Kosovës. Disa lumenj, si Drini i Bardhë, Ereniku, Bistrica e Deçanit dhe Toplluha, kanë dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje lokale.

Edhe degët e lumenjve me karakter malor kanë përjetuar situata të ngjashme. Ndërkohë, lumenjtë në lindje dhe jug, si Ibri, Sitnica, Morava e Binçës dhe Lepenci, kanë pasur një rritje të lehtë të niveleve, por nuk paraqesin probleme të mëdha.

Të dhënat e fundit për reshjet dhe nivelet e ujit janë të disponueshme nga rrjetet Shtetërore Hidrometeorologjike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *