Në Muzeun e Vjenës, pranë relikteve të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, u zhvillua një ngjarje kulturore e veçantë ku 14-vjeçarja Anna Krasniqi interpretoi këngën epike “Trim mbi trima”.
Zëri i saj i pastër dhe emocionues përçoi një atmosferë të fuqishme përkujtimi dhe krenarie kombëtare, raportoi albinfo.ch. Ky interpretim shërbeu si një dedikim simbolik në kuadër të përvjetorit të heroit të madh shqiptar.
Përmes tij, u synua lidhja e brezave të rinj me historinë dhe trashëgiminë e kombit. Prania e përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut, të vendosura aty, i dha një dimension të thellë artistik dhe emocional këtij momenti të veçantë.

Leave a Reply