Një person i plagosur me armë zjarri në këmbë ka kërkuar ndihmë në QKMF e Rahovecit.
Incidenti u raportua të ketë ndodhur rreth orës 15:30 ditën e djeshme. Policia ka bërë të ditur se viktima dyshohet se e ka shkaktuar vetë plagën.
Në vendngjarje, forcat policore kanë sekuestruar dy pistoleta, ku njëra ishte me gaz, një karikator pa fishekë, një tjetër me dy fishekë gazi, një gëzhojë, katër thika dhe një shufër metalike. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt, ndërsa personi i përfshirë po merr trajtim mjekësor.

Leave a Reply