Halil Thaçi ngre akuza ndaj Xhafer Gashit në Obiliq: Humbje mbi 1.3 milionë euro për shkak të përmbaruesit privat

Kandidati për kryetar të komunës së Obiliqit nga Lëvizja Vetëvendosje, Halil Thaçi, ka shprehur akuza ndaj kryetarit aktual të kësaj komune, Xhafer Gashi, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Thaçi ka deklaruar se kryetari Xhafer Gashi nuk ka kryer planifikimin e buxhetit në kohë, dhe për këtë arsye, për shkak të një kontrate kolektive, i ka shkaktuar dëme buxhetit të komunës në vlerë prej 1.3 milionë eurosh, vetëm për përmbaruesin privat.

“Komuna e Obiliqit gjatë tre viteve të fundit është dëmtuar nga përmbaruesi privat me mbi 1.3 milionë euro. Shkaku kryesor ka qenë kontrata kolektive, që sipas mendimit tim, tregon mungesë planifikimi me kohë nga ana e qeverisjes aktuale.” – deklaroi Thaçi.

Këto komente ai i bëri gjatë një emisioni televiziv, ku ishte i pranishëm së bashku me kundërkandidatët për postin e kryetarit të Obiliqit./veriu.info/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *