Kryeministri Kurti reagon me vonesë për përmbytjet në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar për situatën e vështirë që ka prekur disa komuna në Kosovë pas përmbytjeve të fundit.

Ai ka theksuar se autoritetet janë angazhuar vazhdimisht për të menaxhuar situatën emergjente. Kurti ka bërë të ditur se ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë qenë aktive gjatë ditës së djeshme, në mbrëmje dhe gjatë natës.

Ndërhyrjet kanë përfshirë monitorimin e situatës dhe ofrimin e ndihmës aty ku është e nevojshme. Ministrat Xhelal Sveçla dhe Hysen Durmishi kanë qenë prezentë në terren për të ndihmuar në evakuimin e banorëve nga zonat më të rrezikuara.

Institucionet shtetërore kanë bashkëpunuar ngushtë për të mbështetur komunat në përballimin e pasojave të përmbytjeve dhe për të siguruar sigurinë e qytetarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *