Trepça zbulon 56 hektarë pasuri në Lipjan, vlerë 8 milionë euro

Ndërmarrja publike Trepça ka ndërmarrë hapa për të rikthyer pronat që i përkasin asaj në disa pjesë të Kosovës.

Në Komunën e Lipjanit, janë identifikuar 31 parcela, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 56 hektarësh, që kanë një vlerë të vlerësuar prej mbi 8 milionë euro. Ky proces synon të kthejë kontrollin mbi këto prona tek Trepça sh.a., duke siguruar që toka dhe dokumentet përkatëse të jenë pjesë e kësaj ndërmarrjeje publike.

Identifikimi i këtyre pronave në terren është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të këtij qëllimi. Kjo nismë përfshin menaxhimin dhe rikthimin e aseteve që i përkasin Trepçës, duke siguruar që këto prona të jenë në funksion të ndërmarrjes dhe të kontribuojnë në zhvillimin e saj të mëtejshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *