Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, qytetarët e Kosovës preferojnë të jetojnë kryesisht në shtëpi të veçuara.
Rreth 88,6% e individëve në ekonomitë familjare kanë deklaruar se banojnë në shtëpi të ndara. Vetëm një numër i vogël, rreth 2,8%, jetojnë në shtëpi gjysmë të ndara, dhe 2,1% në ndërtesa me më pak se 10 apartamente.
Përkundër kësaj, 6,4% e popullsisë banojnë në ndërtesa me më shumë se 10 apartamente. Të dhënat reflektojnë një prirje drejt privatësisë dhe jetesës individuale, duke treguar mungesë të interesit për banim në komunitete të mëdha.
Sipas ekspertëve, kjo lidhet me traditat dhe dëshirën për hapësirë të pavarur në jetën e përditshme. Sa i përket pronësisë së banesave, 95,0% janë në pronësi të plotë me akt ligjor, ndërsa 1,7% janë qiramarrës; akomodimi falas është ofruar për 3,2% të ekonomive familjare.

Leave a Reply