Komuna e Prizrenit intensifikon masat pas reshjeve të dendura

Pas reshjeve të dendura të shiut që kanë ndodhur së fundmi, ekipet e emergjencave në Prizren janë mobilizuar për të menaxhuar situatën në terren.

Autoritetet lokale kanë njoftuar se monitorimi i situatës po kryhet në mënyrë të vazhdueshme dhe ndërhyrjet po realizohen menjëherë, sipas nevojave. Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe ajo e Emergjencave dhe Sigurisë janë në gatishmëri të plotë, duke përdorur të gjithë burimet njerëzore dhe teknike që kanë në dispozicion.

Këto drejtorate po veprojnë me intensitet për të stabilizuar plotësisht gjendjen aktuale. Komuna e Prizrenit i ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë, duke siguruar se institucionet janë të angazhuara maksimalisht në shërbim të tyre.

Siguria e qytetarëve është prioriteti kryesor, ndërsa çdo rrezik i mundshëm po trajtohet me seriozitet të lartë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *