Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot Kampin “Film City” në Prishtinë, ku është pritur nga komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.
Gjatë takimit, gjeneralmajor Ulutash ka rikonfirmuar angazhimin e KFOR-it për të mbështetur sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë. Në njoftimin e bërë nga KFOR-i, theksohet se gjeneralmajor Ulutash ka shprehur gatishmërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin me institucionet kosovare, veçanërisht me Policinë e Kosovës.
Ai gjithashtu ka nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të kontributit për një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës. KFOR-i, sipas mandatit të tij të bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, angazhohet për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një ambient të qetë në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Leave a Reply