Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një vendim për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga 35 organizata jashtë sistemit të Kombeve të Bashkuara dhe nga 31 entitete të OKB-së, të cilat konsiderohen se veprojnë kundër interesave kombëtare të vendit.
Shtëpia e Bardhë, në një deklaratë, theksoi se këto entitete promovojnë politika që bien ndesh me sovranitetin dhe fuqinë ekonomike të ShBA-së. Sipas agjencisë “Reuters”, Shtëpia e Bardhë nuk publikoi listën e organizatave të përfshira, por vuri në dukje se ato ndjekin agjenda globaliste.
Ky vendim vjen pas një rishikimi të plotë të konventave dhe traktateve ndërkombëtare ku ShBA-ja është pjesë. Që nga fillimi i mandatit të tij të dytë, Trump ka synuar reduktimin e fondeve për OKB-në dhe ka ndërprerë marrëdhëniet me disa prej agjencive të saj, si Këshilli i të Drejtave të Njeriut dhe UNESCO.
Ai gjithashtu ka paralajmëruar tërheqjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe marrëveshja e Parisit për klimën.

Leave a Reply