KRU “Mitrovica” ndalon funksionimin e impiantit të ujit të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka bërë të ditur se për shkak të rritjes së turbullirës në burimet e ujit është ndërprerë përkohësisht funksionimi i impiantit për trajtimin e ujit të pijshëm.

Kjo situatë e renduar teknike e bën të pamundur trajtimin dhe furnizimin me ujë sipas standardeve të kërkuara për siguri dhe cilësi. Ekipet teknike të kompanisë janë duke monitoruar vazhdimisht gjendjen dhe do të rifillojnë operimin sapo turbiditeti të normalizohet.

KRU “Mitrovica” ka theksuar se do të informojë publikun për çdo zhvillim të ri lidhur me furnizimin me ujë. Ky është një veprim i domosdoshëm për të siguruar që uji i shpërndarë të përmbushë standardet e nevojshme.

Kompania është e angazhuar për të garantuar furnizim të sigurt dhe cilësor për qytetarët e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *