Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka bërë të ditur se ka marrë një njoftim nga Sistemi i Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF) lidhur me prezencën e mundshme të aflatoksinës M1 në djathin Mozzarella, i cili është prodhuar nga qumështi i buallicës.
Duke e konsideruar këtë si një rrezik të mundshëm serioz, agjencia ka filluar të zbatojë masat e nevojshme për të monitoruar situatën dhe për të tërhequr nga tregu produktet e dyshimta. Ata theksojnë se lotet e prekura janë 25346, 25347, 25349 dhe 25350, të cilat janë prodhuar në Itali nga Caseificio Coop.
“La Contadina” A.R.L. dhe eksportuar nga Cepparo S.P.A., duke u importuar më pas nga Premio SHPK në Sllatinë e Madhe.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe sigurimin e ushqimeve të sigurta për konsumatorët e Kosovës, duke respektuar standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë ushqimore.

Leave a Reply