Valon Berisha, ish-drejtor i Financave në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS), është arrestuar së bashku me Sami Mazrekun, ish-drejtorin e BKS-së, në një aksion madhor të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.
Ky operacion është ndërmarrë për shkak të dyshimeve për keqpërdorime financiare që tejkalojnë shumën prej një milion eurosh. Në deklaratën e tij, Berisha pranon përgjegjësinë për dëmin financiar dhe sugjeron që BKS-ja t’i rikthejë paratë nëpërmjet kësteve, me këstin e parë prej 100 mijë eurosh.
Ai shpreh gatishmërinë për të arritur një marrëveshje që do të jetë në interes të të dyja palëve. Berisha thekson se veprimet financiare ishin kryer brenda kompetencave të tij dhe pa ndikim nga persona të tjerë në BKS.
Ndërkohë, Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, ka bërë të ditur se ky aksion ka në shënjestër më shumë se 40 persona në të gjithë Kosovën, duke përfshirë figura të tjera të dyshuara për përfshirje në skemën financiare.

Leave a Reply