Kompania e ujësjellësit “Prishtina” ka informuar se për shkak të turbullirave të larta në kanalin “Ibër-Lepenc”, të shkaktuara nga reshjet e dendura, ITU Shkabaj mbetet jashtë funksionit.
Si pasojë, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 11:00 deri në 17:00 në zonat Fushë-Kosovë, Obiliq dhe një pjesë të lagjes ‘Kalabria’ në Prishtinë. Nga ora 17:00 deri në 22:00, këto zona do të kenë përsëri akses në ujë.
Kompania gjithashtu paralajmëron se mund të ketë ndikime në furnizim edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit. Ekipet e ujësjellësit janë në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën, duke punuar për të rikthyer furnizimin normal sapo të përmirësohen kushtet.
Ndërkohë, ITU Albanik dhe Badoc po trajtojnë ujë me kapacitet maksimal për të zbutur situatën.

Leave a Reply