I riu nga Kosova bën 2,000 km me biçikletë për nder të babait

Hasan Rrahmani, me origjinë nga Kosova dhe banues në Haslemere të Britanisë së Madhe, ka ndërmarrë një udhëtim të gjatë me biçikletë prej më shumë se 2,000 km për të mbërritur në Kosovë.

Ky udhëtim u bë në kujtim të babait të tij, Emin Rrahmani, i cili ndërroi jetë nga kanceri në pankreas. Rrahmani dhe fqinji i tij, Gary Lloyd, nisën këtë aventurë më 7 shtator, duke u larguar nga shtëpia e babait të tij të ndjerë në Hendon, Londër.

Ata udhëtuan fillimisht drejt Portsmouth-it, ku morën tragetin për në Francë. Nga atje, vazhduan drejt Zvicrës, kaluan Alpet dhe hynë në Itali, për të mbërritur në Ankona, ku u nisën me traget drejt Shqipërisë.

Pasi arriti në Shqipëri, Hasan Rrahmani udhëtoi i vetëm përmes Maqedonisë, duke mbërritur në Kosovë të premten. Në këtë udhëtim, ai ka arritur të mbledhë mbi 9,000 paund për organizatën Pancreatic Cancer UK.

Në një intervistë për BBC, ai ndau kujtimet dhe emocionet që lidhen me humbjen e babait të tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *