Lëvizja Vetëvendosje, e drejtuar nga Albin Kurti, ka siguruar një fitore të rëndësishme në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor, duke fituar 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Kjo fitore i hap rrugën formimit të qeverisë së re, të njohur si “Kurti 3”. Për shkak të kësaj, disa kandidatë që nuk arritën të bëheshin deputetë në zgjedhje mund të përfitojnë nga situata, pasi disa nga deputetët e zgjedhur pritet të marrin pozita në ekzekutiv, duke lënë të lirë vendet e tyre në Kuvend.
Në mesin e atyre që janë në pritje të një vendi në legjislaturë përfshihen emra si Egzon Azemi, Fahrush Rexhepi, Bajram Mavraqi, Luan Aliu, Enver Dugolli, Arijeta Rexhepi, Shqipe Isufi, Afërdita Hajri, Driton Hyseni dhe ish-kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka. Në këtë mënyrë, Vetëvendosje shpreson të konsolidojë pushtetin e saj përmes strukturave të reja qeveritare.

Leave a Reply