Pasuria e Vjosa Osmanit: Nga apartamentet te shtëpitë luksoze

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është bërë kryefjalë e javës për shkak të hetimeve të nisura ndaj saj nga Agjencia Kundër Korrupsionit në lidhje me deklarimin e pasurisë.

Duke nisur nga viti 2014, Osmani raportoi një banesë prej 50 mijë eurosh kur ishte deputete. Ndërkohë, deri në vitin 2023, ajo dhe bashkëshorti i saj kanë blerë shtëpi me vlera të larta, përfshirë një pronë prej 510 mijë eurosh, e financuar nga shitja e pronave në Australi.

Nga viti 2014 deri në 2019, ndryshimet në deklarimet e vlerave të pasurive të saj janë vërejtur, përfshirë edhe ndryshime në vlerën e banesës. Në vitin 2021, Osmani dhe bashkëshorti u zhvendosën në “Marigona Hill” në Prishtinë, me një borxh fillestar prej 87 mijë eurosh.

Në vitin 2025, çmimi i njërës shtëpi në këtë lagje u rrit nga 190 mijë në 208 mijë euro, ndërsa borxhi ndaj “Marigona Hill” ra në 16 mijë euro, pas shlyerjes së kësteve për punë shtesë. Të dhënat janë marrë nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit dhe janë bërë publike nga Periskopi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *