Dhomat e Specializuara për Kosovën kanë përfunduar fazën e paraqitjes së provave në gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK-së.
Procedura e prezantimit të provave është mbyllur, duke i hapur rrugë deklaratave përmbyllëse, të cilat janë planifikuar të mbahen nga 9 deri më 13 shkurt 2026, me datat 16 dhe 18 shkurt si rezerva. Në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, Prokurori i Specializuar do të ketë në dispozicion 8 orë për përfundimet e tij, Zyra për mbrojtjen e viktimave 3 orë, dhe secili prej ekipeve mbrojtëse nga 4 orë e gjysmë.
Pas përfundimit të deklaratave, Trupi Gjykues do të mbyllë gjyqin dhe do të nisë shqyrtimet për vendimin përfundimtar, që duhet të shpallet brenda 90 ditësh nga mbyllja e gjykimit, me mundësinë e zgjatjes deri në 60 ditë nëse kërkohen rrethana shtesë. Ndërkohë, monitoruesit presin që vendimi të jetë i bazuar në prova solide.
Dhomat janë aktualisht në pushim dimëror deri më 9 janar 2026.

Leave a Reply