Aksident në autostradën Prishtinë-Lipjan, një i lënduar

Një incident ka ndodhur në autostradën Prishtinë-Lipjan, ku një veturë ka pësuar aksident.

Zyrtari i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur në kilometrin e katërt të autostradës, në drejtimin Lipjan-Prishtinë. Aksidenti, që u raportua rreth orës 21:05, përfshiu vetëm një automjet, duke rezultuar në lëndimin e një personi që kërkoi ndihmë mjekësore.

Policia po heton rrethanat e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e këtij vetaksidenti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *