Ismet Kryeziu ka bërë një vlerësim të rezultateve të zgjedhjeve, duke theksuar se Lëvizja Vetëvendosje do të kishte fituar edhe pa votat e diasporës.
Këto vota, sipas tij, vetëm sa e kanë rritur diferencën e fitores. Në analizën e tij, Kryeziu shpjegon se Vetëvendosje do të dilte si forcë e parë edhe me votat e qytetarëve që jetojnë në Kosovë.
Ai vë në dukje se humbja e partive opozitare ka ardhur nga mungesa e angazhimit politik të tyre. Kryeziu ka kritikuar opozitën për mungesë të aktiviteteve në terren dhe struktura organizative, duke shtuar se fushatat e tyre ishin të përqendruara më shumë në rrjetet sociale dhe mediat, pa pasur kontakt të drejtpërdrejtë me elektoratin.

Leave a Reply