Komuna e Prishtinës i drejtohet qytetarëve: Kujdes, ka rrezik për përmbytje

Komuna e Prishtinës ka reaguar pas paralajmërimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sipas të cilit nga data 1 deri më 3 tetor 2025 priten reshje të mëdha shiu në kryeqytet dhe rrethinat e tij.

Sipas njoftimit, këto reshje mund të shkaktojnë vështirësi në qarkullim, rrezik nga përmbytjet e shpejta si dhe probleme në zonat urbane.

Komuna u bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm në komunikacion për shkak të lagështisë dhe mundësisë së ngricave, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat që mund të preken nga përmbytjet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *