Kreu i FSK-së zhvillon takim me zyrtarin e lartë të Gardës Kombëtare të SHBA-së

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), zhvilloi një takim me gjenerallejtënant Jonathan M.

Stubbs, drejtor i Ushtrisë së Gardave Kombëtare të SHBA-së, i cili ishte i shoqëruar nga gjeneralmajor Levon E. Cumpton dhe delegacioni i tij.

Temë kryesore e diskutimeve ishte përforcimi i bashkëpunimit mes FSK-së dhe Gardës Kombëtare të SHBA-së, veçanërisht me Gardën Kombëtare të Ajovës. Në këtë takim, u theksua rëndësia e mbështetjes së SHBA-së për zhvillimin profesional dhe përmirësimin e kapaciteteve të FSK-së, si dhe organizimi i trajnimeve të përbashkëta.

Gjenerali Jashari shprehu mirënjohje për ndihmën e vazhdueshme amerikane, duke e vlerësuar këtë partneritet si jetik për modernizimin e FSK-së. Palët ranë dakord për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në kuadër të Programit të Partneritetit të Përbashkët (SPP) me Gardën e Ajovës, i cili konsiderohet si një model suksesi.

Gjithashtu, u nënvizua domosdoshmëria e mbështetjes amerikane për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë, me qëllim të paqes dhe stabilitetit rajonal.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *