Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë individësh të dyshuar për përfshirje në vrasjen e policit Muhamed Lika, ndodhur më 1 prill të vitit të kaluar.
Të pandehurit, me inicialet H.B., R.M., V.Ç., E.L., Sh.K., dhe D.G., akuzohen për “vrasje të rëndë” në bashkëkryerje. Sipas hetimeve, ngjarja ndodhi në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik, afër banesës së viktimës, ndërsa Lika po kthehej në shtëpi pas punës.
Një i mitur, R.B., dyshohet të ketë qëlluar Likën me armë zjarri, ndërsa bashkëpunonte me të pandehurit e tjerë. Prokuroria ka njoftuar se të dyshuarit kanë planifikuar paraprakisht vrasjen, e cila u ekzekutua me dashje.
Pas ngjarjes, ata u larguan nga vendi i krimit. Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, deklaroi se motivi i vrasjes lidhet me detyrat zyrtare të Likës, i cili kishte punuar në hetimin e rasteve të mëparshme kriminale.
Një urdhërarrest është lëshuar për të miturin R.B., i cili tashmë ndodhet në ndjekje për një vepër tjetër penale.

Leave a Reply