Detajet e Prokurorisë mbi Sami Mazrekun dhe Valon Berishën

Prokuroria në Prizren ka kërkuar paraburgim për ish-drejtorin ekzekutiv të BKS-së, Sami Mazreku, ish-drejtorin e Financave, Valon Berisha, si dhe dy persona të tjerë, F.S.

dhe Y.Ç. Ndërkohë, për 35 të pandehur të tjerë është kërkuar që të paraqiten në stacion policor dhe të ndalohen të afrohen në vendet ose personat e caktuar.

Sipas Prokurorisë, dyshimet ndaj Mazrekut dhe Berishës lidhen me abuzim të detyrës dhe krijim të dokumenteve të rreme për përfitime personale, duke shkaktuar dëm prej mbi 1 milion euro për BKS. Transaksionet bankare pa dokumentacion mbështetës dhe në kundërshtim me rregullat e brendshme përfshijnë pagesa që variojnë nga disa mijëra deri në mbi 12 mijë euro.

Hetimet kanë zbuluar se këto transfere janë kryer në llogari të personave të tretë pa prova të autorizimit ligjor. Ndërkaq, gjatë bastisjeve janë sekuestruar 23,700 euro, ari dhe pajisje elektronike.

Prokuroria ka kërkuar paraburgim për të parandaluar rrezikun e ndikimit në dëshmitarë dhe fshehjen e provave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *