Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, zhvilloi sot një takim me ambasadorin italian në Kosovë, Maurizio Antonini.
Gjatë këtij takimi, ata diskutuan mbi situatën aktuale politike në vend dhe pozicionimet e LDK-së ndaj këtyre zhvillimeve. Abdixhiku e informoi ambasadorin për aktivitetet e LDK-së në disa komuna të Kosovës, duke vënë në pah entuziazmin qytetar për zgjedhjet e afërta lokale.
Gjithashtu, u bisedua për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit mes Kosovës dhe Italisë, me fokus të veçantë në mbështetjen italiane për proceset kyçe të shtetformimit. Abdixhiku shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si një element të rëndësishëm në miqësinë dhe partneritetin mes dy vendeve.

Leave a Reply