Presidenti kroat kritikon marrëveshjet e avionëve me Francën dhe Serbinë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka kritikuar qeverinë e vendit të tij për qasjen ndaj blerjes së armëve, duke vënë në dukje se Kroacia ka siguruar avionë të përdorur nga Franca, ndërsa Serbia ka blerë avionë të rinj.

Sipas tij, kjo situatë kërkon që Kroacia të investojë në pajisje të reja ushtarake. Gjatë një deklarate të premten, raportuar nga “index.hr”, Milanoviq ka shprehur pakënaqësinë për ngecjen në ndërtimin e anijeve patrulluese kroate.

Ai ka kritikuar qeverinë që, sipas tij, ka caktuar 15 milionë euro për Ukrainën, një shumë që ai mendon se është e pamjaftueshme për nevojat e brendshme, ndërkohë që mungojnë fondet për të përfunduar pesë anijet patrulluese. Ai ka theksuar se ndërkohë që Kroacia shpenzon për avionë dhe tanke nga Franca dhe Gjermania, mungojnë investimet për prodhimin e pjesëve të tankeve, që Lituania ka arritur të sigurojë.

Milanoviq ka ngritur pyetjen nëse kjo është një aleancë e vërtetë apo partneritet i drejtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *