Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme në Shqipëri

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka paralajmëruar se gjatë fundjavës vendi do të përballet me mot të vranët, i cili do të shoqërohet me reshje shiu dhe bore.

Të shtunën, reshjet e shiut priten të shndërrohen në borë, veçanërisht në zonat malore, si pasojë e uljes së temperaturave. Në njoftim theksohet se të dielën temperaturat ekstreme do të jenë negative, ku ato minimale priten të lëvizin ndërmjet -6 dhe -1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të qëndrojnë ndërmjet 0 dhe 5 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi që mund të arrijë deri në 12 metra për sekondë. IHMK këshillon ngasësit e mjeteve motorike të jenë të kujdesshëm për shkak të ngricave në rrugë.

Po ashtu, apelon që komunat dhe agjencitë të jenë vigjilente, veçanërisht në zonat me infrastrukturë të dobët dhe pranë rrjedhave të lumenjve, ku mund të ketë vështirësi në qarkullim dhe menaxhimin e ujërave. Për javën e ardhshme, parashikohet mot më i ftohtë dhe acar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *