Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një pjesë e rrugës nacionale Ferizaj–Prishtinë është mbyllur për automjete për shkak të përmbytjeve.
Konkretisht, segmenti që kalon nëpër fshatin Llapnasellë, si dhe pjesët nga rrethi i “Prishtina Mall” drejt Prishtinës dhe nga rrethi i “Marigona” drejt Ferizajt, janë bllokuar plotësisht. Ky vendim është marrë në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe kompaninë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugës.
Si masë paraprake për sigurinë e qytetarëve dhe për të shmangur rreziqet në trafik, është vendosur që trafiku të devijohet përmes autostradës. Policia thekson se ky veprim është i domosdoshëm për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Leave a Reply