Jashari zhvillon takim lamtumirës me Barduanin, shpreh mirënjohje

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), u takua sot me Gjeneral Major Enrico Barduani, komandantin në largim të KFOR-it, në një takim lamtumirës.

Gjatë këtij takimi, Jashari shprehu falënderimet e tij për kontributin e Barduanit si drejtues i KFOR-it, duke vlerësuar lart bashkëpunimin mes dy forcave. Bisedimet ndërmjet dy gjeneralëve përfshinë zhvillimet e fundit në FSK, përfshirë trajnimet dhe stërvitjet e planifikuara, si dhe sfidat që hasen.

Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ishte situata e sigurisë në Kosovë dhe në rajon. Takimi përfundoi me një diskutim mbi bashkëpunimin aktual ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it, ku të dy palët ranë dakord për nevojën e zgjerimit të këtij bashkëpunimi.

Ky hap do të kontribuonte për sigurinë dhe paqen në vend dhe në rajon, siç u theksua në postimin e bërë nga FSK në rrjetin social Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *