Gjykata Themelore e Prizrenit ka komentuar mbi akuzat e avokatit Yll Zekaj se arrestimet e lidhura me skandalin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve janë jashtë ligjit.
Zekaj pretendon se 35 individë po mbahen në paraburgimin e Lipjanit pas afatit ligjor pa vendim të ri. Ai thekson se gjyqtari kishte premtuar një vendim rreth orës 10:00, por ende nuk ka ndodhur.
Në përgjigje të këtyre pretendimeve, Gjykata theksoi se gjyqtari i procedurës paraprake ka vepruar në përputhje me ligjin, duke sqaruar se të pandehurit do të qëndrojnë në qendrat e ndalimit derisa të merret vendimi për masat e sigurisë. Sipas nenit 162 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata ka 48 orë për të mbajtur seancën dëgjimore për të vendosur mbi paraburgimin, çka është respektuar.
Gjykata shtoi se vendimi i plotë do të përpilohet dhe do të njoftohen të gjitha palët dhe publiku.

Leave a Reply