Klinika “Zoe” ndëshkohet për terapi të palicencuar për fëmijë

Veriu.info ka zbuluar se “Zoe Clinic Sh.P.K.”, e specializuar në terapi fizikale për fëmijët, është gjobitur me 2,000 euro për operim pa licencë.

Ky vendim është marrë nga Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë pasi klinika nuk kishte licencë gjatë inspektimit. Raporti tregon se shërbimet ofroheshin nga Besa Turkishaj dhe Arbenita Islamaj, të dyja me diplomë në Fizioterapi.

Inspektorati ka vendosur ndërprerjen e përkohshme të veprimtarisë së “Zoe Clinic Sh.P.K.” për shkelje të Ligjit për Shëndetësi. Nga të dhënat e mbajtura në fletore, u zbulua se klinika ofronte shërbime që nga 21 janari 2025, ndërsa pagesat ishin kryer në para të gatshme.

Arbenita Islamaj dhe Besa Turkishaj zotërojnë secila 50% të aksioneve të klinikës. Veriu.info ka kërkuar një deklaratë nga “Zoe Clinic Sh.P.K.” më 6 janar, por nuk ka marrë ende përgjigje.

Pamjet nga momenti i mbylljes së përkohshme janë të disponueshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *