Masat ajrore të ftohta polare kanë filluar të ndikojnë në Kosovë, duke sjellë reshje bore në pothuajse të gjithë territorin e saj.
Erërat e forta nga veriu do të forcohen, duke shkaktuar rënie të temperaturave nën zero, veçanërisht gjatë natës dhe mëngjesit të së dielës. Reshjet e borës do të shfaqen në mbarë Kosovën, me intensitet të ndryshëm në zona të ndryshme; më të dendura në rajonet kodrinore-malore.
Përveç Kosovës, reshje bore priten edhe në veri dhe lindje të Shqipërisë, si dhe në veri dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut. Në disa rajone ku bora është rrallë, mund të ketë shfaqje të papritura reshjesh.
Pas uljes së ndjeshme të temperaturave dhe reshjeve të borës, parashikohet një ndërprerje e reshjeve për disa ditë. Kjo është një lajm i mirë për zonat e prekura nga vërshimet, pasi nga e diela priten vetëm reshje të lehta bore.
Të hënën dhe të martën do të ndihen temperatura shumë të ulëta, por nga e mërkura pritet një rritje graduale.

Leave a Reply