Evakuohen banorët nga përmbytjet në Fushë Kosovë

Prej gjashtë ditësh, shumë komuna në vend po përballen me përmbytje të mëdha që kanë sjellë dëme të mëdha dhe kanë detyruar evakuimin e banorëve.

Në një rast të shënuar në Fushë Kosovë, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ndërhyri për të ndihmuar banorët e bllokuar nga ujërat e përmbytjes. Duke përdorur një barkë, ata arritën të largojnë disa persona nga shtëpitë e tyre të rrethuara nga uji i madh që kishte përmbytur lagjen.

Këto situata emergjente po kërkojnë ndërhyrje të shpejtë për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e popullsisë në zonat e prekura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *