Në Pejë, një person u plagos sot si rezultat i të shtënave me armë zjarri.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Adem Jashari”, ku policia u njoftua rreth orës 09:55. Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova, bëri të ditur se viktima fillimisht u transportua në Emergjencën e Spitalit të Pejës.
Për shkak të seriozitetit të plagëve, ai më pas u transferua për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Personat e dyshuar, pas incidentit, janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht gjenden në drejtim të panjohur.
Policia vazhdon të hetojë rastin për të identifikuar dhe kapur autorët.

Leave a Reply