Pronari i “Buquku Sh.P.K.” plagoset në Pejë, kishte akuza të mëparshme

Një incident me armë zjarri ndodhi sot në Pejë, ku u plagos Jeton Buquku, pronar i fabrikës së përpunimit të mishit “Buquku Sh.P.K.”.

Ngjarja u raportua nga Policia e Pejës, e cila konfirmoi se rreth orës 09:55 në rrugën “Adem Jashari” ndodhi plagosja. Buquku fillimisht mori ndihmën e parë në Emergjencën e Spitalit të Pejës, por për shkak të gjendjes së tij, u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.

Zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova, informoi se autorët e dyshuar janë larguar nga vendngjarja në drejtim të panjohur. Më herët, Buquku ishte përballur me akuza për kanosje dhe rrahje të ndodhura në vitet 2023 dhe 2024, duke qenë subjekt i raportimeve të shumta mediatike.

Hetimet për incidentet e mëparshme dhe për ngjarjen e sotme janë në vazhdim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *