Blendi Idrizi bashkohet zyrtarisht me skuadrën e Altachit

Blendi Idrizi, mesfushori kosovar, është bërë zyrtarisht pjesë e ekipit të SCR Altach në Austri.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi përmes rrjeteve sociale, duke njoftuar se Idrizi i është bashkuar ekipit si lojtar i lirë. Më parë, ai ka qenë pjesë e Schalke 04, por për shkak të lëndimeve të vazhdueshme, klubi gjerman vendosi të mos rinovojë kontratën me të.

Gjatë qëndrimit atje, Idrizi ka zhvilluar 56 ndeshje në kategorinë e dytë gjermane, përfshirë një huazim te SSV Jahn Regensburg, dhe ka debutuar në Bundesliga në vitin 2021. Idrizi ka përfaqësuar edhe kombëtaren e Kosovës në nëntë raste.

Ai tashmë ka kaluar fazën e rehabilitimit në Altach dhe është i njohur me ambientin dhe ekipin, ndërsa leja e tij e lojës është ende në proces. SCR Altach shpreson që bashkëpunimi të jetë i suksesshëm dhe pa lëndime.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *