Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se një prej sukseseve më të rëndësishme gjatë drejtimit të saj ka qenë rikonfirmimi i njohjeve të Kosovës nga vendet që Serbia pretendonte se kishin çnjohur shtetësinë e saj.
Në një intervistë për emisionin Nerv, Osmani theksoi se ka kërkuar përpjekje të mëdha institucionale dhe diplomatike për të sqaruar dhe përforcuar statusin e Kosovës në raport me këto shtete. Ajo vuri në dukje se kanë arritur të rikthejnë rreth 20 njohje të pretenduara si të tërhequra.
Osmani shpjegoi se koncepti i çnjohjes nuk njihet nga e Drejta Ndërkombëtare, por deklaratat për tërheqje të njohjeve dëmtojnë rëndë imazhin dhe përpjekjet për njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Gjatë mandatit të saj pesëvjeçar, Presidenca ka trajtuar të gjitha pretendimet për çnjohje, duke ftuar liderë shtetërorë në Kosovë dhe duke nënshkruar marrëdhënie diplomatike.
Osmani përmendi se ende nuk kanë marrë përgjigje nga një shtet i caktuar, megjithëse nuk e specifikoi emrin.

Leave a Reply