Presidentja Osmani: Nuk nderoj vendet që etiketojnë UÇK-në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se nuk bën homazhe në vendet ku njolloset Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Në një intervistë për podcastin “Nerv”, ajo shprehu vendosmërinë për të mbrojtur pastërtinë e luftës së UÇK-së. Osmani deklaroi se si presidente, nuk do të lejojë që të krijohet një ekuivalencë morale midis veprimeve të regjimit të Millosheviçit dhe ndonjë rasti individual në Kosovë.

Ajo potencoi se nuk ka vendosur lule në pllakat përkujtimore të serbëve të vrarë, duke mbrojtur kështu qëndrimin e saj ndaj historisë së luftës çlirimtare. Presidentja ritheksoi bindjen e saj në drejtësinë e luftës së UÇK-së dhe angazhimin për të mbajtur këtë qëndrim deri në fund.

Osmani e përmbylli duke theksuar krenarinë që ndjen për rolin e saj në mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *