Alba Pollozhani dhe Bia Khalifa u përfshinë në një incident të tensionuar.
Konflikti u ndez kur Alba tentoi të largonte Bias nga dhoma, duke i hedhur gjërat e saj. Situata u përkeqësua kur Alba mendoi t’i hidhte valixhen nga kati i dytë, gjë që provokoi një reagim të ashpër nga Bia, e cila filloi të qante dhe kërkoi nga Alba që të largohej.
Shkaku i kësaj përplasjeje ishte Lim Hoti, pasi Alba zbuloi që mes tij dhe Bias kishte pasur diçka më shumë. Xhelozia e Albës ndaj kësaj situate shkaktoi përshkallëzimin e mosmarrëveshjes.
Konflikti mes tyre vazhdoi derisa Alba u thirr nga Vëllai i Madh për të dhënë sqarime në dhomën e rrëfimit.

Leave a Reply