Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java që sapo ka filluar do të jetë me temperatura shumë të ulëta në të gjithë vendin.
Pas reshjeve të dendura që sollën shifra rekord, kushtet atmosferike janë stabilizuar, por masat ajrore të ftohta po ndikojnë në uljen e temperaturave. Për mëngjeset, termometri pritet të zbresë deri në -12°C, ndërsa gjatë ditës temperaturat maksimale mund të shkojnë deri në 7°C.
Erërat do të fryjnë nga veriperëndimi dhe juglindja me intensitet të lehtë deri mesatar. Në disa zona, mëngjeset do të jenë me ngrica dhe mjegull.
IHMK ka bërë thirrje për kujdes të veçantë, veçanërisht për drejtuesit e automjeteve, për shkak të rrugëve të rrezikshme dhe kushteve të reduktuara të dukshmërisë. Parashikimi për ditët në vijim tregon mot të vranët me intervale dielli dhe temperatura që do të variojnë sipas ditës, me të hënën që ka temperatura minimale nga -11 deri në -8°C dhe maksimale nga -5 deri në -1°C.

Leave a Reply