SHBA-ja synon rifillimin e dialogut, Kosova të veprojë konkretisht

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) ka shprehur mbështetjen për iniciativat amerikane për të rifilluar dialogun strategjik me Kosovën.

Megjithatë, ky dialog ende nuk është riaktivizuar zyrtarisht. Në një letër publike, AARC thekson se lidhjet mes dy vendeve janë përballur me sfida të mëdha, duke përmendur pezullimin e projekteve kyçe si Millennium Challenge Corporation (MCC) dhe ndërprerjen e dialogut strategjik për shkak të veprimeve të cilat SHBA-ja i vlerësoi si të njëanshme.

Organizata vlerëson zgjedhjet e fundit në Kosovë si një tregues të përkushtimit ndaj demokracisë, por vë në dukje edhe pakënaqësinë publike ndaj presionit ndërkombëtar. AARC argumenton se zgjedhjet ofrojnë një mundësi për të konsoliduar institucionet dhe për të përmirësuar marrëdhëniet me Uashingtonin.

AARC sugjeron se Kosova duhet të shfrytëzojë këtë mundësi duke siguruar një vizitë të kryeministrit Albin Kurti në SHBA, për të demonstruar përkushtimin ndaj marrëdhënieve strategjike. Këshilli shpreh gatishmërinë për të mbështetur këtë kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *