Në Gjykatën e Apelit ka nisur shqyrtimi i ankesës për vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me Millosh Pleskoviqin, i cili akuzohet për krime lufte në zonën e Prizrenit.
Në korrik të vitit 2025, kjo gjykatë e dënoi Pleskoviqin me 15 vjet burg për vrasjen e tre civilëve shqiptarë dhe plagosjen e disa të tjerëve gjatë konfliktit në Kosovë. Vendimi u dha nga gjykatësi Rrahman Beqiri.
Pleskoviqi mbeti nën masë paraburgimi që nga fillimi i procesit gjyqësor. Sipas akuzës, ai dhe një grup serbësh të armatosur hapën zjarr në Prizren duke përdorur armë automatike ‘Kallashnikov’.
Nga ky sulm mbetën të vrarë R.D., B.D., dhe F.B., ndërsa Xhenger Cana, Fevzi Cana dhe Bashkim Kastrati arritën të mbijetojnë. Seanca në Gjykatën e Apelit është thelbësore për të përcaktuar nëse do të mbetet në fuqi vendimi i mëparshëm.

Leave a Reply