Zhegrova sërish në stol kundër Villarrealit, formacionet zyrtare

Sonte, Juventusi do të përballet me Villarealin në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja fillon në orën 21:00 dhe formacionet zyrtare tashmë janë publikuar nga të dyja ekipet. Villareali ka bërë publike listën e lojtarëve që do të hyjnë në fushë për këtë sfidë.

Ndërkohë, te Juventusi, Edon Zhegrova, futbollisti kosovar, përsëri do të qëndrojë në bankën rezervë. Në ndeshjen e parë, Juventusi barazoi me Borussia Dortmundin, ndërsa Villareali u mposht ngushtësisht nga Tottenham Hotspur.

Kjo sfidë pritet të jetë vendimtare për ecurinë e të dyja skuadrave në këtë fazë të rëndësishme të turneut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *