Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar si të pasafatshme ankesën e Bekim Haxhiut, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet.
Haxhiu kishte kërkuar anulimin e fletëvotimeve të ardhura me postë pas datës 29 dhjetor 2025. Në veçanti, bëhet fjalë për fletëvotimet e pranuara më 2 dhe 5 janar 2026, të cilat janë pjesë e zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor 2025.
Paneli kishte hedhur poshtë më parë edhe ankesën e vetë Partisë Demokratike të Kosovës për të njëjtat vota, duke mbajtur qëndrimin se ankesat ishin bërë jashtë afatit të parashikuar.

Leave a Reply